Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Korçë-Pogradec.
Burime nga policia bëjnë të ditur për abcnews.al se janë përplasur dy automjete, ku si pasoje janë plagosur 4 persona.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lageshtia në rrugë.
Ndërsa policia ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë./abcnews.al