Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Suharekë në Kosovë.
Mediat në Kosovë raportojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete. Të plagosurit janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
“Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar situatën e krijuar me trafikun pas aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
/abcnews.al/