Pasditen e kësaj të mërkure, në dalje të qytetit të Koplikut, dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

