Përplasen dy autobusë në Çeki, një i vdekur dhe 50 të plagosur

schedule22:02 - 17 Korrik, 2023

schedule 22:02 - 17 Korrik, 2023

Një shofer autobusi humbi jetën dhe rreth 50 persona u plagosën në një aksident që u përfshin dy autobusë në një autostradë në Republikën Çeke jugore, thanë autoritetet.

“Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur jetën menjëherë. Dhjetra pasagjerë u plagosën në të dy autobusët ”, shkruan policia në Twitter.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të hënën në afërsi të Brno, në një autostradë që lidh qytetin çek me kryeqytetin sllovak Bratislava.

Duke folur për mediat çeke, anëtarët e shërbimeve të urgjencës thanë se rreth 50 persona u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Njëzet e gjashtë ambulanca dhe tre helikopterë u vendosën për të trajtuar të plagosurit, thanë punonjësit e shpëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!