Një aksident ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se janë përplasur tre automjete në rrugën “Dervish Hima”.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.v/abcnews.al