Dy nga tre makina që u përfshinë në një përplasje te vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën e Lushnjës përfunduan në kanal.
Për fat në këtë aksident të rëndë pati vetëm dy persona të plagosur të cilët u dërguan në spital.
Makina e tretë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga këqyrjet e para të vendit të ngjarjes, dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i makinës që është larguar./ABC News Albaniaa 24/7