Përplasen 3 makina në aksin rrugor Lezhë-Milot

schedule19:15 / 21/12/2017

Më datë 21.12.2017, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se ishin përfshirë në aksident 3 automjete dhe konkretisht:

Automjeti me targa AA 550 GO me drejtues shtetasin A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N.

Gjithashtu, mjeti me targa AA770RF me drejtues mjeti shtetasin D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA550GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558EY të drejtuar nga shtetasi A.G.

Si pasoje e këtyre përplasjeve , është lënduar vetem shtetasi A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrëzikut për jetën .

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

schedule19:15 / 21/12/2017