Përpjekjet për të luftuar urinë, çmimi Nobel për Paqen shkon për Programin Botëror të Ushqimit

schedule11:18 - 9 Tetor, 2020

schedule 11:18 - 9 Tetor, 2020

Programit Botëror i Ushqimit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i është dhënë  Çmimi Nobel për Paqen 2020, për “përpjekjet në luftën kundër urisë.”

Komiteti Nobel-it shpalli të premten fituesin e asaj që shumë e konsiderojnë si çmimin më prestigjoz të botës.

Pas shkeljeve të theksuara të lirisë së shtypit në disa vende, grupet, përfshirë Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Gazetarëve pa Kufij, u cilësuan si pretendente të fortë për të fituar çmimin.

Disa gjithashtu menduan se komiteti mund të ketë zgjedhur për të nxjerrë në pah një individ apo organizatë që është e dalluar në luftimin e ndryshimeve klimaterike.

Këtë javë u shpallën pesë çmimet e tjera Nobel, ato përfshijnë letërsinë, fizikën, kiminë, mjekësinë ose psikologjinë dhe shkencat ekonomike. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!