“Përpjekjet për radikalizim s’e trembin drejtësinë”, Kulluri: Berisha duke mos u paraqitur në SPAK, rëndon pozitën e tij ligjore

schedule13:33 - 30 Tetor, 2023

schedule 13:33 - 30 Tetor, 2023

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë në “Tirana Live” foli për situatën politike në vend dhe tensionet e fundit mes opozitës dhe mazhorancës, duke u ndalur edhe të hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë kësaj interviste, Kulluri tha se, Berisha duke mos u paraqitur në SPAK do ta rëndojë më shumë pozitën e tij ligjore.

“Nuhatja na çon tek një hipotezë e besueshme se Berisha e ka ditur, tre ditë para se të dilte masa e sigurisë për të që do të ndodhte ajo gjë. Ndaj edhe radikalizimi i beftë në Parlament nuk besoj se është rastësi. Ishte i pamjaftueshëm arsyeja për Komisionet Hetimore. Ajo që ndodhi në bazë dhe që po vazhdon të ndodhë me çështje gjyqësore tregon qartë që ka një përputhje midis hetimit penal që po bëhet dhe radikalizmit në parlament, të grupit të deputetëve të Rithemelimit dhe të një pjese tjetër që i janë bashkuar kohët e fundit. Fjala luftë ka dy kuptime. Njerëzit në luftë hyjnë ose për t’u rritur ose për t’u mbrojtur. Unë besoj që radikalizmi, sidomos në kushtet që është opozita, pra e përçarë, nuk i shton votat. Pra kur themi luftë, flasim për luftë për vetëmbrojtje, për rezistencë. Për mendimin tim duke mos u paraqitur në SPAK do ta rëndojë pozitën e tij ligjore. Zoti Berisha e koncepton si një përplasje ligjore dhe politike, por ai duhet t’i ndante. Ligji përpara politikës nuk pyet. Nëse mendon që SPAK do të tërhiqet nga hetimi që nga ndërrmarë, besoj që i kanë bërë gabim llogaritë dhe po ashtu ka një keqkuptim të qëllimshëm nga ana e foltores së kjo çështje e nxitur nga mazhoranca, kur mazhzoracna nuk po mbron të vetët,. Kemi hyrë në një epokë të re, ndërkombëtarët duan që korrupsioni të dënohet. Kemi një ndryshim të madh, konkret, me reformën në drejtësi”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!