Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përpjekjet e reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë

schedule13:54 - 5 Shtator, 2026

schedule 13:54 - 5 Shtator, 2026

MOSKË- Dy nga të dërguarit kryesorë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë, në kuadër të përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dy zyrtarët amerikanë pritet të zhvillojnë bisedime me palën ruse, përpara se të udhëtojnë të dielën drejt Kievit, ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë ukrainas.

Presidenti Donald Trump deklaroi të premten se Witkoff dhe Kushner po udhëtonin me një propozim konkret për përfundimin e luftës.

“Po sjellin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, u tha Trump gazetarëve.

Sipas raportimeve të Axios, të dërguarit amerikanë pritet të zhvillojnë takime të ndara me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Witkoff dhe Kushner u fotografuan në aeroportin Vnukovo të Moskës, ku u pritën nga diplomati rus Kirill Dmitriev. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve treguan se një avion i qeverisë amerikane kishte udhëtuar nga Helsinki i Finlandës drejt Moskës.

Kjo nuk është vizita e parë e Witkoff dhe Kushner në Moskë që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, por udhëtimi i së dielës do të shënojë vizitën e tyre të parë në Kiev.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!