Përparojnë zjarret në Greqi, nis evakuimi i banorëve nga zonat më të rrezikuara

schedule22:52 - 5 Gusht, 2021

schedule 22:52 - 5 Gusht, 2021

Vijon të jetë kritike situata në vatrat aktive të zjarreve në Greqi.

Mediat në vend bëjnë të ditur se flakët kaluan Rrugën Komëtare dhe tashmë ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga Agios Stefanos, Kapandriti dhe Polydendri. Një urdhër për evakuim të menjëhershëm në Kapandriti, Polydendri dhe Agios Stefanos u dha në orën 23:00.

Sipas raportimeve, flakët kaluan në anën tjetër të Rrugës Kombëtare dhe lëvizën mes Agios Stefanos dhe Kapandriti gjatë rrugës për në Kapandriti. Fronti ndodhet në një distancë prej 6-7 km nga Kapandriti ndërsa forcat tokësore të zjarrfikësve po bëjnë çdo përpjekje për ta izoluar.

Më herët, zjarri kaloi nëpër Drosopigi, Afidnes, Kosmothea (zona në Kiourka) duke djegur shtëpi dhe prona.

Sipas autoriteteve në terren, zjarri ka përfshirë rrugën nacionale gjithsej pesë herë dhe në lartësinë e Afidnes pasi shkëndija hidhen vazhdimisht në një distancë të gjatë, por shtohet se ato u neutralizuan menjëherë nga zjarrfikësja. s.b/abcnews.al/