Edhe pse është 35 vjeç, Pero Pejiç nuk e ka humbur aftësinë për të shënuar gola. Pas shumë sezonesh në Superligën shqiptare, sulmuesi është kthyer në Kroaci ku këtë fundjavë realizoi për skuadrën e tij të re, Slaven Belupo.
Pejiç, disa herë shënuesi më i mirë i Superligës sonë, realizoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Istrës, sukses që përmirësoi pozitat e ekipit të tij në tabelën e renditjes. Ky ishte goli i dytë i shënuar nga Pejiç në këtë edicion, ndërsa ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve të kampionatit në Kroaci.
Sulmuesi veteran ka ardhur në Shqipëri për herë të parë në vitin 2007 dhe ka luajtur për shumë skuadra si Dinamo, Tirana, Flamurtari, Skënderbeu dhe Kukësi./abcnews.al
Pero Pejiç shënon golin e 2-të në ligën e parë kroate
schedule13:29 - 26 Nëntor, 2017
schedule 13:29 - 26 Nëntor, 2017