Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 38 vjeçar pas kallëzimit të një të reje.
30 vjeçarja denoncoi në polici se ky shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.
/ abcnews.al /

