Një 68-vjeçar banues në lagjen nr.2 në Kavajë është ndaluar nga policia.
Dyshohet se 68-vjeçari ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur atë se do të publikojë foto intime të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin 68 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Kavajë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur se do të publikojë foto intime të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abnews.al/