Një 34-vjeçar në Bulqizë është vënë në pranga ditën e sotme pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 29-vjeçare. Bëhet e ditur se në pranga është L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme të renë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/