KORÇË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet, që po kryhen për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, me qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e një sipërfaqe prej 3.6 hektarë tokë bujqësore.
“Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri thekson se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, ruan prodhimin dhe garanton produkte të cilësisë vendore.
“Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shtoi Rama./abcnews.al