Përmirësohet situata në Shkodër, kritike gjendja në Shosh e Shllak

schedule11:49 - 11 Janar, 2019

schedule 11:49 - 11 Janar, 2019

Pas ndërprerjes së reshjeve të borës, rrugët kryesore të Bashkisë Shkodër janë të qarkullueshme. Po punohet për pastrimin e rrugëve, pedonaleve dhe trotuareve nga dëbora. Njëkohësisht, bizneset janë duke pastruar hapësirat para dyqaneve të tyre. Ndërsa, probleme  shfaqen në zonën e Shoshit ku bora ka shkuar mbi një metër dhe rruga është e pakalueshme. Në fshatra mungon energjia elektrike dhe nuk ka shërbim shëndetësor. Probleme ka edhe Njësinë Administrative Shllak. Dëbora atje shkon në nga 60 cm deri në 1 metër, e për pasojë rrugët janë ende të bllokuara. Pjesa më e madhe e zonës vijon të jetë pa energji elektrike, gjithashtu shkollat janë të mbyllura. Megjithatë Bashkia Vau Dejës do të jetë në monitorim të situatës dhe në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet dëborës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!