Dëbora e rënë ka krijuar probleme në zonën e Mirditës. Pjesa më e madhe e territorit është e bllokuar pasi trashësia e dëborës arrin në mbi 40 centimetra. Në disa zona ka edhe mungesë energjie. Rrugët drejt njësive administrative Fan, Orosh, Kaçinar e Selitë janë mbyllur.
Bashkia e Mirditës kërkoi ndihmën e firmave që operojnë nëzonë në mënyrë që të rinisin hapjen e tyre. Reshje bore pati edhe në Lezhë duke krijuar probleme me lëvizjen drejt zonës së Ungrejt. Superstrada drejt Shkodrës është e kalueshme. Mësimi në shkollat e Bashkisë së Lezhës vijoi normalisht, ndërsa bëhet e ditur se është siguruar ngrohja në të gjitha institucionet arsimore.
Gjergj Figuri, gazetar i ABC News: Mirdita bështë një nga zonat më të prekura nga reshjet e dëborës në qarkun e Lezhës, ku trahsësia e saj arrin deri në 40 centimetra dhe ka shkaktuar jo pak probleme, kryesisht me zonat rurale dhe ato të zonave të thella.
Ndrec Dedaj, kryetar i Bashkisë Mirdië: Këtu ku jemi tani është aksi i rrugës Rrëshen-Lurë, është aksi me vështirësinë më të madhe për situatën që kanë krijuar reshjet e dëborës. Fshatrat e lartësive janë të bllokuara. Ka raste sporadike që marrin në telefon për zhbllokimin e rrugëve. Me pushimin e ereshjeve besoj që për dy ditë të gjitha akset e rrugëve do të zhbllokohen./abcnews.al