Përmirësohet gjendja në banesat gjermane, por rimëkëmbja është ende shumë larg

schedule11:09 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:09 - 15 Korrik, 2024

Gjendja në banesat gjermane është përmirësuar pak, por rimëkëmbja është ende larg, është përfundimi i raportit të publikuar këtë të hënë nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO nga Mynihu.

Sipas raporteve, pjesa e kompanive në banesat gjermane që ankohen për mungesën e porosive në qershor ra nga 51.7 përqind e majit në 50.2 përqind.

“Mungesa e porosive është ende një problem i madh. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normën e interesit referencë, por ky është vetëm hapi i parë për momentin. Kostot e financimit të ndërtimit janë praktikisht të pandryshuara, gjë që reflektohet edhe në trendin e dhënien e lejeve të ndërtimit”, tha kreu i kërkimit të IFO-së, Klaus Wollrabe.

Shkalla e anulimit të porosive në ndërtimin e banesave është gjithashtu pak më e ulët, pasi ka rënë nga 15.1 për qind në maj në 13.7 për qind.

 “Indeksi që mat gjendjen e përgjithshme në ndërtimin e banesave gjermane është ende në një nivel mjaft të ulët në qershor dhe vlera e tij është minus 44,3 pikë, që është “ende larg optimizmit”, shtoi Wollrabe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!