Pas më shumë se një javë me mot të paqëndrueshëm në Vlorë këtë fundjavë vjeshte janë rikthyer plazhistët.
Jemi në muajin tetor duket se plazhi në Vlorë vijon ende. Edhe pse jo me numër të lartë pushuesish mund të takosh pushues kryesisht të huaj nga Moldavia apo Bjellorusia. Po nuk mungojnë as shqiptarë që kanë zgjedhur fundjavën për ta kaluar buzë bregdetit.
Ana dhe Mihaella nga Moldavi vijnë për herë të parë në Shqipëri ju pëlqyer shumë Vlora.
“Erdha të vizitoja disa miq dhe vendosa të qëndroj për të shijuar detin dhe diellin, është ngrohtë jashtë”, është shprehur pushuesja.
“Nuk mendonin se do bënim pushime në tetor po koha është e mirë, dielli nuk djeg shumë dhe mund marrin pak ngjyrë. Po e shijojmë shumë ushqimin, lokalet, motin, natyrën e bukur dhe malet. Po më pëlqen shumë”, është shprehur pushuesja nga Moldavia.
Kjo e rë nga Maqedonia e veriut vjen për herë të tretë në Shqipëri.
“Është hera e tretë që vij këtë vit sepse plazhi dhe vendi janë të këndshëm dhe njerëzit janë të mirë”, ka thënë ajo.
Edhe kjo zonjë që është bijë nga Vlora por jeton në Tiranë nuk I rezistoi dot motit me diell.
“Vlorën se ndërroj me asnjë vend në botë. Shumë këndshëm, qetë, bravo të huajve që vijnë nga vende të largëta ku ka rënë bora”, ka thënë pushuesja.
Kjo mund të jetë fundjava e fundit e favorshme për plazh pasi javën e ardhshme parashikohet ulje temperaturash./abcnews.al