Përmes rrëfimit të saj, Afrona Dika zbulon se çfarë e ka lidhur më shumë me Bleron

schedule22:40 - 8 Janar, 2021

schedule 22:40 - 8 Janar, 2021

Afrona Dika i është shtuar listës së personazheve që kanë hapur një kanal në “Youtube” për të treguar më shumë nga jeta e tyre.

Ditën e sotme ajo ka publikuar videon e saj të parë dhe ka prezantuar veten. Afrona ka zbuluar disa detaje që nuk i kemi ditur më parë, nga fëmijëria deri te lidhja me Bleron.

“Kam qenë katër vite në shkollën e aktrimit, gjithashtu kam luajtur edhe piano, muzikën e kam pasur shumë pasion, që shumë njerëz nuk e dinë këtë pjesë”, ka treguar Afrona.

Mos ndoshta pasioni për muzikën duhet të ketë qenë një arsye më tepër që duhet të ketë ndikuar në liodhjen e saj me këngëtarin e njohur, Blero.

Kujtojmë se në 21 shtator të 2019-tës, Afrona dhe Blero kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!