Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përmes ndryshimeve Kushtetuese synon mandatin e 5 për PS dhe vetë shkon në Presidencë”/ Jupi: Arsyet përse Rama kërkon Referendum

schedule21:05 - 23 Mars, 2026

schedule 21:05 - 23 Mars, 2026

Pedagogia Taulanda Jupi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për idenë e Referendumit që u propozua te Asambleja e PS.

Gjatë intervistës, Jupi parashtroi tezën e saj, duke sqaruar Referendumi është një gjë e mirë, por shtoi se kryeministri nuk e ka organizuar për çështje që e kanë shqetësuar shoqërinë. Sipas saj përmes ndryshimeve Kushtetuese, kryeministri synon mandatin e 5 për PS dhe vetë shkon në Presidencë.

Më tej nënvizoi se hedhja në këtë moment ‘ka vetëm një nevojë legjitimitet përtej 83 mandateve dhe nxjerrja e opozitës nga “biseda e pazareve.”



“Për referendumin, kam pritur që deputetë të opozitës të ngrinin alarmin. Përse Edi Rama hodhi idenë e referendumit? Në vetvete duket si organizimi i një demokracie direkte, pra qytetari shprehet. Por përse Edi Rama pas 83 mandateve dhe gjithë asaj fitoreje të 2025 ka nevojë sot të ketë një Referendum? Besoj se e ka një strategji të qartë që do të fusë në ristrukturim të plotë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar. Duke nisur nga Parlamenti, ministri, qeverinë dhe duke përfunduar me Presidentin. Ai ka hedhur idenë se për këto ndryshime do thërrasë popullin për t’i votuar dhe bëhet fjalë për atë kokcën që di ta hedhë shumë mirë nga ana e propagandës për të ulur numrin e deputetëve. I gjendur përballë presionit të BE dhe SHBA për të mos e prekur Reformën në drejtësi, unë besoj që që ndryshimet Kushtetuese për të ulur numrin e deputetëve dhe krijuar dhomën e Senatit do pasojnë me vete edhe fasha mbrojtëse ndaj organeve të drejtësisë. Unë besoj se do kërkojë në këtë Referendum, do e riformatojë mënyrë si funksionon kryeministri dhe presidenti dhe do t’i japë më shumë kompetenca Presidentit dhe përmes këtyre ndryshimeve Rama do synojë mandatin e 5 për PS, dhe vetë shkon në Presidencë duke vendosur një kryeministër më të dobët por duke mbajtur pushtetin. Ky është rreziku që vjen nga referendumi”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!