Anëtari i Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi i ftuar në emisionin “Log” në Abc të gazetarit Endri Xhafo “ka sulmuar” Gazment Bardhin i cili në një postim në Twitter duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha përmendte edhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.
Kasmi tha se Bardhi atë reagim e ka marrë të gatshëm nga Rama, pasi sipas tij, nuk di të shkruajë.
Bledi Kasmi: Ai nuk ishte postim i Gaz Bardhit se ai nuk di të shkruajë, ja kishte nisur Rama. Berisha thotë për emërimet që kanë qenë atribut i PD dhe tani nuk kemi emërime por kemi zgjedhje. Ky është ndryshimi. Shkëlzen Berisha ka qenë aktiv në forumin rinor, por ai është shkëputur s’ka lidhje me politikën dhe dikush i përmend emrin.
Eno Bozdo: Pse Gazment Bardhi përmend Shkëlzen Berishën dhe ç’i duhet kjo gjë. Nuk është hera e parë që Shkëlzen Berisha i kthen përgjigje atyre që i përmendin emrin.
Lexo edhe: “Babi i Zenit, duhet të shkosh për ngushëllim te baxhanaku”, Bardhi i përgjigjet akuzave të Berishës
Reagimi i Gazment Bardhit: Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!
Përgjigjja e Shkëlzen Berishës: Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emerimet ne PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqates se gazrave!