Përmbytjet zhvendosin mijëra njerëz në Malajzi, Tajlandë dhe Australi

schedule13:55 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 13:55 - 26 Dhjetor, 2023

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë zhvendosur mijëra njerëz dhe kanë shkaktuar kërdi në Malajzi, Tajlandë dhe Australi, sipas mediave lokale.  Sipas mediave malajziane, përmbytjet e mëdha në rajonin Kelantan prekën mbi 18 mijë njerëz, pasi shteti është përfshirë nga shiu i dendur që nga e premtja.

Media shtetërore Bernama News raportoi se autoritetet kanë ngritur kampe të përkohshme për të ndihmuar njerëzit e prekur në zonën Kuala Betis.

Deri më tani, 18.735 njerëz janë evakuuar nga zonat e përmbytura, thuh35 më tej.

Në Tajlandë, shiu i dendur dhe përmbytjet goditën jugun e vendit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke zhvendosur mbi 100 mijë njerëz në pesë provinca.

Kryeministri Srettha Thavisin pritet të vizitojë rajonin sot për të mbikëqyrur përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit dhe ndihmës, njoftoi faqja e lajmeve me bazë në Bangkok, Khaosod.

Shiu i dendur shkaktoi përmbytje masive në 14 rrethe, ku provinca Narathiwat në Tajlandën jugore ishte më e prekura pasi mijëra u zhvendosën nga shtëpitë e tyre.

Shirat e dendura dhe stuhia goditën gjithashtu shtetet australiane të Uellsit të Ri Jugor, Victoria dhe Queensland, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Në 24 orët e fundit, dy persona humbën jetën nga rrëzimi i pemëve dhe tre raportohen të zhdukur në Victoria dhe Queensland.

“Supozohet se tre persona ishin në një përrua të madh kanalizimesh që derdhet në lumin Mary në Gympie kur zona u përmbyt me ujë”, raportoi ABC News.

Erërat e forta dhe stuhitë ndikuan gjithashtu në sistemin e furnizimit me energji elektrike në Queensland dhe mbi 120 mijë njerëz aktualisht janë pa energji pasi stuhia ka ndërprerë qindra linja elektrike, raportohet po ashtu.

Sipas transmetuesit televiziv, paralajmërim për stuhi të fuqishme është lëshuar për Melburnin, me erëra, breshër dhe reshje të dendura shiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!