Përmbytjet, Rama nxjerr foto nga “zemra e Fierit”: Para 7 vitesh ishte qamet! E keqja harrohet shpejt

schedule19:56 - 9 Janar, 2021

schedule 19:56 - 9 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë foto nga ajo që e quan arteria e Gjanicës në zemër të qytetit të Fierit.

Rama shprehet se situata është më e mirë se 7 vite më parë por puna e mirë nuk duhet ndalur por duhet bitisur edhe më mirë duke thumbuar kundërshtarët e tij politikë.

“Arteria e Gjanicës në zemrën e Fierit nën të njëjtën sasi reshjesh, në të djeshmen e para ca vitesh dhe sot paradite, duket mu si Shqipëria dje e sot; ajo dje një qamet deri para 7 vjetësh, që shumëkush e ka harruar, kjo sot një punë e mirë që s’duhet ndalur, po duhet bitisur edhe më mirë! E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund asnjëherë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!