Përmbytjet, Prençi: Agjencia e Mbrojtjes Civile s’mori masa për periudhën vjeshtë-dimër

schedule23:53 - 11 Janar, 2021

schedule 23:53 - 11 Janar, 2021

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Emergjencat Civile Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “Log.” në ABC se strukturat shtetërore nuk kanë hartuar plan masash për periudhën vjeshtë-dimër për t’i paraprirë situatës së përmbytjeve.

Prençi hodhi poshtë deklaratën e ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi duke theksuar se në Shkodër dhe Velipojë hidrovoret po punojnë me gjysmën e kapacitetit.

“IGJEUM i thotë qeverisë përgatituni se do kemi reshje me intensitet të lartë. Ne kemi pasur vite që kemi pasur reshje në formë shtrëngatash në 24 orë. Ajo që ka ndodhur, rezulton se pas miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen civile në vitin 2019, strukturat shtetërore të mbrojtjes civile nuk kanë hartuar plan masash për periudhën vjeshtë-dimër.

Ministrja tha se i kemi të gjithë hidrovoret në punë. Në Velipojë dhe Shkodër punojnë me gjysmën e kapacitetit. E njëjta situatë është në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Prençi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!