Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në vend/ Evakuimi në Ferras, 20 banorë akomodohen te konvikti i shkollës profesionale

schedule18:34 - 8 Janar, 2026

schedule 18:34 - 8 Janar, 2026

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë për të tretën ditë radhazi, duke shkaktuar problematika në disa zona të vendit, veçanërisht në jug. Situata më shqetësuese paraqitet në zonat përreth lumit Vjosë, ku rritja e nivelit të ujit ka sjellë rrezik për daljen e tij nga shtrati, duke kërcënuar banesat e disa familjeve.

Në fshatin Ferras janë ndërmarrë masa emergjente, ku për shkak të rrezikut nga përmbytjet është kryer evakuimi i banorëve. Rreth 20 persona janë larguar nga banesat e tyre dhe janë akomoduar përkohësisht në konviktet e shkollës profesionale. Autoritetet lokale dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve.

“Është marrë njoftimi nga emergjencat Civile dhe nga bashkia për një situatë të mundshme, këtu janë marrë të gjitha masat për të akomoduar familjet të cilat kishin nevojë. Dhomat janë të gjithë të kompletuara me të gjitha gjërat e nevojshme, përfshirë edhe tualetet me 24 orë ngrohje”, tha Arben Ndreko, përgjegjës i konviktit të shkollës së mesme Profesionale “Rakip Kryeziu”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!