Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në Valias, Bashkia Kamëz ka nisur pastrimin e kanalit kryesor

schedule15:21 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 15:21 - 3 Dhjetor, 2017

Valiasi në Bashkinë Kamëz është një ndër zonat që u prek më së shumti nga përmbytjet. Banorët kanë filluar të rikthehen në banesat e tyre, ndërkohë që ka nisur të pastrohet edhe kanali kryesor i këtij fshati.

Po përpiqen ti rikthehen normalitetit.
Banorët e fshatit Valias në Kamëz kanë nisur pastrimin e oborreve dhe banesave. Ç’kanë humbur tani është akoma më e qartë për ta.
Shtëpitë u janë përmbytur edhe më parë. Shpresojnë që shirat të mos vazhdojnë.
Disa nga familjet e evakuuara janë rikthyer në banesat e tyre, por jo të gjithë.
Ka dhe banorë që i kishin marrë masat që të mos përjetonin eksperiencat e vitetve të kaluara. Këtë e kanë bërë duke i ngritur shtëpitë e tyre.
Shkak kryesor i prezencës së ujit në banesa është edhe kanali kryesor që tashmë ka nisur të zhbllokohet.
Valiasi është një ndër zonat që u prek nga situata e rëndë e përmbytjeve të fundit. Të tjerat që rëndit Bashkia Kamëz janë Laknasi, Kamza, Paskuqani, e Fushë Kërcik. Nga 463 familje që u dëmtuan në këtë bashki, 30 i perkasin zonës së Valiasit./abcnews.al

 

https://youtu.be/b_vhiSCgCFo

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!