Përmbytjet në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave

schedule15:19 - 12 Gusht, 2021

schedule 15:19 - 12 Gusht, 2021

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Turqisë si pasojë e përmbytjeve. Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke shkatërruar shtëpi dhe ura.

Forcat e kërkim shpëtimit me anë të helikopterëve u përpoqën gjithashtu të shpëtonin disa persona të bllokuar në çati. Në provincën Bartin, të paktën 13 persona janë plagosur pas shembjes së një ure ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.

 

“Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha në  50 ose 100 vite,” tha ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli.

Rajoni i Detit të Zi është një nga më të rrezikuarit nga përmbytjet. Përmbytjet prekën Turqinë ndërsa zjarrfikësit në pjesën  jugperëndimore të vendit po përpiqeshin të shuanin një zjarr në provincën e Mugla.

Zjarri, i cili u vu nën kontroll të enjten. Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe mijëra banorë janë evakuuar si pasojë e zjarreve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!