Përmbytjet në Turqi, shkon në 62 numri i viktimave

schedule08:44 - 16 Gusht, 2021

schedule 08:44 - 16 Gusht, 2021

Ka shkuar në 62 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Turqi, ndërsa vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar. Kjo është katastrofa e dytë pas zjarreve që shpërthyen në të gjithë vendin.


52 persona humbën jetën nga përmbytjet në provincën e Kastamonu, 9 të tjerë në Sinop dhe një në Bartin, tha në një deklaratë Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Më shumë se 2,000 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytjeve, pasi dhjetëra fshatra mbeten pa energji elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!