VIDEO/ Ngjan si tërmet, dimensioni i plotë i katastrofës në Turqi: Uji shkatërron qytetin duke marrë para gjithçka

schedule09:56 - 13 Gusht, 2021

schedule 09:56 - 13 Gusht, 2021

Ka shkuar në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi. Kjo është fatkeqësia e dytë natyrore që goditi vendin  gjatë një muaji. Përmbytjet goditën provincat veriore të Turqisë ndërsa autoritetet njoftuan se disa nga vatrat e zjarrit që përfshinë bregdetin jugor për dy javë janë vënë tashmë nën kontroll.

Më shumë se 1,300 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me helikopterë dhe anije.

Më shumë se 320 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë intensiteti i shirave të rrëmbyeshëm në zonë pritet të ulet gjatë ditës së sotme, sipas autoriteteve./abcnews.al