Rajoni verilindor i vendit u godit nga reshjet më të mëdha të dekadës së fundit, duke bllokuar shumë persona në shtëpi apo makina. Videoja e një gruaje që ka hipur mbi makinë për t’i shpëtuar përmbytjeve është bërë virale kudo.
Gruaja u shpëtua më vonë nga zjarrfikësit. Policia dhe zjarrfikësit punuan gjatë natës për të shpëtuar banorët dhe shoferët e bllokuar në makina. Në Zaragoza rrugët u shndërruan në lumenj dhe ujërat e vrullshëm shkatërruan gjithçka që u doli përpara.
/abcnews.al