Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit. Më problematike situata paraqitet në Shkodër.
Gazetari Simon Shkreli ishte pranë hidroçentralit të Vaut të Dejës. Në këtë hidroçentral janë 300 metër kub ujë që shkarkohen.
Niveli i ujit në lumin Buna është 6 metër e 18 cm, ndërsa kouta maksimale është 6m e 30 cm. Ndërkaq, vijon të jetë problematike situata në zonën e Obotit, në Dajç dhe Ana e Malit. Uji është futur në oborret e banesave në Obot, ndërsa deri më tani nuk raportohet për shtëpi të përmbytura, ndonëse prezenca e ujit është shumë pranë.
Sakaq, ende nuk ka familje të evakuuara në këtë zonë. Banorët janë ndihmuar me ujë të pijshëm dhe nuk ka probleme për furnizimin me ushqime. Më i vështirë është me ushqime për gjënë e gjallë. g.v/abcnews.al