Përmbytjet në Shkodër, bashkia bën bilancin për situatën e orëve e fundit

schedule08:57 - 11 Janar, 2021

schedule 08:57 - 11 Janar, 2021

Reshjet e dendura kanë vijuar prej disa ditësh duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit.

Bashkia Shkodër në një komunikim të fundit në rrjetin social “Facebook” ka dhënë informacion në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Njoftimi i plotë:

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 11.01.2021,ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 526 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha
  3. Grurë 95 Ha
  4. Bimë dekorative 80 Ha
  5. Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha

Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar 265 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri i Zi

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
  • Tokë e pakultivuar 15 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
  1. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!