Përmbytjet në Libi, shkon në 150 numri i viktimave

schedule14:46 - 11 Shtator, 2023

schedule 14:46 - 11 Shtator, 2023

Ka shkuar në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Libi.

“Të paktën 150 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel në Derna, në zonat e Jabar Al-Akhtar dhe periferitë e Al-Marj në Libinë lindore,” tha Mohamed Masoud, një zëdhënës i qeverisë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihen njerëzit duke u ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre ose në makina në përpjekje për të marrë ndihmë ndërsa stuhia Daniel  goditi qytetet Bengazi, Sush, Al Bayda, Al Marj dhe Derna, duke shkaktuar përmbytje të rënda.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe dyqaneve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!