Ka shkuar në 51 numri i viktimave pas shirave të furishëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve. Henan, provinca e tretë më e madhe e Kinës me një popullsi prej afro 100 milion banorësh, është prekur nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje duke i kthyer rrugët në lumenj.
Në Chenzhou, kryeqyteti i provincës, të paktën 12 njerëz humbën jetën pas përmbytjes së metrosë të martën. Më shumë se 395,000 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve.
Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut. Ndërkaq, në qarqet që gjenden në zonën bregdetare, ushtria dhe marina indiane është angazhuar në operacionet e shpëtimit, tha kryeministri i shtetit Maharashtra, Uddhav Thackeray.
Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën.
Sipas shkencëtarëve, shkak i përmbytjeve janë ndryshimet klimatike duke i cilësuar përmbytjet më të këqija në 60 vite./abcnews.al