Përmbytjet në Indi, shkon në 180 numri i viktimave

schedule12:05 - 21 Tetor, 2021

schedule 12:05 - 21 Tetor, 2021

Më shumë se 180 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përmbytjeve në Indi.  88 njerëz vdiqën në Nepal dhe 55 në Uttarakhand, përfshirë pesë nga një familje e vetme, me dhjetëra që rezultojnë të zhdukur.

Shirat më në jug të Kerala shkaktuan gjithashtu përmbytje vdekjeprurëse, duke shkaktuar 42 viktima. Në Nepal viktimat përfshinin një familje prej gjashtë anëtarësh, mes tyre tre fëmijë. Zonat më të prekura janë rrethi Panchthar në lindje të Nepalit, dhe Ilami dhe Doti në perëndim të Nepalit.

Qeveria e Nepalit do të ndihmojë me 1,700 dollarë  familjet e viktimave. Në Himalayan dhe Uttarakhand shkollat ​​janë mbyllur dhe aktivitetet fetare dhe turistike janë pezulluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!