Përmbytjet në Gjermani,shpëtohen dy vajzat shqiptare, babai: Vetëm kemi qarë

schedule10:33 - 16 Korrik, 2021

schedule 10:33 - 16 Korrik, 2021

Dy vajza shqiptare kanë arritur që të shpëtojnë nga përmbytjet pas disa orë mankthi.

Mediat gjermane raportojnë se një babai shqiptar Shefik Hyseni 46 vjeç, për orë të tëra nuk e dinte fatin e vajzave të tij të cilat ndodheshin në banesën e tyre në një nga zonat e përmbytura.

46 vjeçari shqiptar për orë të tëra kishte frikë për fatin e vajzave të tij Lauretës 13 vjeç dhe Altunës 17 vjeç të cilat janë marrë nga shtëpia e tyre në kohë nga helikopteri.

LEXO EDHE: Situatë kaotike nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, qindra të zhdukur në Gjermani

Ai thekson se mbrëmjen e së mërkurës vajzat e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se uji ka mbuluar katin e parë të shtëpisë, ai është nisur drejt banesës për të shpëtuar vajzat por prania e ujit ja vështirësoi punën.

Fatmirësisht ishte ndërhyrja nga ajri që ka shpëtuar dhe dy adoleshentet shqiptare.

“Vetëm kemi qarë, tani na mbetet që të shikojmë se çfarë ka shpëtuar nga shtëpia jonë e mbuluar nga uji“, ka thënë ai. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!