Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në Gjermani, shkon në 20 numri i të vdekurve

schedule14:01 - 15 Korrik, 2021

schedule 14:01 - 15 Korrik, 2021

Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Gjermaninë perëndimore. Shumica e viktimave janë raportuar në shtetet e Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz.

Katër njerëz vdiqën dhe 70 ishin zhdukur rreth rajonit tëAhrweiler, në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate të Gjermanisë, tha policia, pasi lumi Ahr që derdhet në Rhine doli nga shtrati dhe shkatërroi shtëpitë.

Disa gjithashtu u zhdukën pasi gjashtë shtëpi u shembën në të njëjtin shtet, pas shiut të rrëmbyeshëm. Mes viktimave janë edhe dy zjarrfikës, që humbën jetën gjatë operacionit të shpëtimit në Nordrhein Westfalen.

Moti i keq ka përfshirë gjithashtu edhe Belgjikën, ku janë shënuar përmbytje të mëdha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!