Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën 27 viktima deri më tani dhe kanë lënduar 53 të tjerë ndërkohë që dy persona vijojnë të jenë të zhdukur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se përmbytjet kanë përfshirë Quito-n në fillim të javës.
Një raport i mëparshëm zyrtar tregon numrin e të vdekurve në 25, me 48 të plagosur dhe gjashtë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet e tyre për të gjetur viktimat në atë që kishte mbetur nga një fushë volejbolli, e cila gëlltiti një rrëshqitje gjigante balte. Shumica e jetëve humbën atje.
A #flood & a #landslide in #Ecuador, unfortunately, took the lives of at least 22 people. In the #LaGasca sector, authorities reported 75L of #rain per square meters, although #weatherforecast had predicted just 2L
Videos: local #eyewitnesses#WeWant2Live #LastWarofHumanity pic.twitter.com/KJriBP3zIA— Global Crisis (@_GlobalCrisis_) February 1, 2022
Stadiumi ishte i mbushur me njerëz, sportistë dhe spektatorë, kur u godit nga dhjetëra mijëra metra kub baltë, gurë dhe mbeturina, të cilat zbritën me forcë nga shpatet e vullkanit të Pitsincës.
Shirat e rrëmbyeshëm të hënën, më të fortat në njëzet vitet e fundit, goditën kryeqytetin e Ekuadorit për gati 17 orë. Reshjet kanë qenë rekord, gati 75 litra për metër katror, ndërsa parashikimet flisnin për jo më shumë se 2./abcnews.al