Përmbytjet masive në Kinë, raportohet për 38 të vdekur

schedule15:21 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:21 - 21 Qershor, 2024

Shirat kanë goditur Kinën jugore ndërsa lumenjtë kërcënojnë përmbytje të tjera. Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që goditën provincën Guangdong të Kinës jugore këtë javë shkoi në 38.

Mesditën e sotme dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Deri të enjten, të paktën nëntë persona kishin vdekur dhe gjashtë të tjerë ishin zhdukur në qytetin Meizhou në provincën Guangdong.

/abcnews.al