Përmbytjet katasfrofike në Europën Perëndimore përmes fotove

schedule14:02 - 19 Korrik, 2021

schedule 14:02 - 19 Korrik, 2021

Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Europës perëndimore,  ndërkohë forcat e kërkim- shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar dhe po përpiqen të parandalojnë dëmtimet e mëtejshme.

Numri i viktimave ka shkuar mbi 180, ndërsa pritet të rritet në ditët vijim ndërsa ujërat tërhiqen. Një pjesë e Zvicrës, Luksemburgut dhe Holandës është përmbytur gjithashtu, por  Gjermania dhe Belgjika janë vendet më të prekura.

Qarku gjerman i Ahrweiler në shtetin Rheinland-Pfalz është një nga zonat më të goditura, së bashku me Nordrhein-Westfalen, shtetin më të populluar të vendit. Organizata Botërore Meteorologjike tha të premten se disa pjesë të Europës perëndimore, niveli i reshjeve në dy ditë ishte i njëjtë me dy muaj./abcnews.al

Karvanët dhe kampistët pjesërisht të zhytur në De Hatenboer në Roermond, Holandë

Pamjet ajrore tregojnë një zonë të shkatërruar plotësisht nga përmbytjet në rrethin Blessem të Erftstadt, Gjermania perëndimore

Njerëzit përdorin një varkë për të shpëtuar një burrë pas një stuhie të fortë në ‘Rue de Tilff’ në Angleur, në Liège Belgjikë

Shtëpitë e përmbytura në Ensival, Belgjikë

 

Një urë e çarë në Ahrlweiler në zonën malore të Gjermanisë Eifel në fshatin Sinzig

 

Shtëpi dhe makina të shkatërruara në Schuld, Gjermani

 

Rrugët dhe shtëpitë të përmbytura nga dalja e lumit Ahr në Bad Neuenahr – Ahrweiler, Gjermani

 

Një grua qëndron para pronës së saj që u shkatërrua nga përmbytja në Bad Neuenahr – Ahrëeiler, Gjermani

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!