Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bishani, “nën kthetrat” e Vjosës/ Banorët: Gjithçka na e mori uji!

schedule13:30 - 9 Janar, 2026

schedule 13:30 - 9 Janar, 2026

Banorët e Zonë presin me shpresën se në orët në vijim uji të tërhiqet dhe nënkalimi të zhbllokohet.

Uji poshtë autorstradës Fier-Vlorë, dhe që shërben për rrugë kalimin e banorëve të Bishanit drejt Novoselës ka arritur deri në 1 metër duke pamundësuar kalimin e veturave.

Me një lëvizje të kufizuar Banorët herë pas here bëhen grup, hipin mbi kamionin e ushtrisë dhe kalojnë në anën tjetër të nënkalimit për në Novoselë.



Edhe në Bishan përmbytjet kanë qenë të shumta. Banesat janë të rrethuara nga uji, por situatat është pak më e mirë se në Ferras. Shqetësimi i banorëve te Bishanit të cilët janë totalisht të izoluar mbetet kryesisht për ushqimin e bagëtisë.

Emergjencat Civile dhe kamioni i ushtrisë do të qëndrojë këtu gjatë natës, në rast nevoje. Megjithatë ata thonë se uji po tërhiqet dhe, nëse nuk do të ketë reshje të tjera, brenda natës mbikalimi mund të jetë i aksesueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!