Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Kinë në dy muajt e fundit.
Mediat e huaja shkruajnë se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur.
Operacioni është në vijim pasi rrëshqitjet e tokës goditën rajonin malor tibetian të provincës Sichuan të Kinës, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënë 18 të zhdukur.
Në Kinë, përgjithësisht sezoni i përmbytjeve zgjat nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit.
/abcnews.al