Përmbytjet, Belgjika shpall ditë zie kombëtare 20 korrikun

schedule14:25 - 17 Korrik, 2021

schedule 14:25 - 17 Korrik, 2021

20 korriku është shpallur ditë zie kombëtare në Belgjikë për 21 personat që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, sipas një deklaratë të kryeministrit Alexander De Croo.

Pas tre ditësh reshjesh, lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe fshatrat në disa pjesë të vendit. Në Liege, qytet i shkatërruar tashmë, vijojnë operacionet për pastrimin e rrugëve. Nuk është ende e qartë se sa janë dëmet e shkaktuara pasi shumë vende janë të paarritshme për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve.

Një fëmijë 6 vjeç arriti të bashkohet me prindërit pas dy ditësh. Në Holandë është prishur një digë në provincën e Limburgut. Autoritetet iu kërkuan banorëve që të largohen nga zona dhe  të strehohen në vende të sigurta. Disa prej tyre nuk arritën as të ndihmojnë prindërit e moshuar.

Autoritetet holandeze kanë vendosur të nxjerrin ushtrinë në jug të vendit për tu përballur me atë që e kanë cilësuar si moti më i keq i 300 viteve të fundit./abcnews.al