Përmbytje vdekjeprurëse në Bullgari dhe Turqi, raportohet për viktima dhe të zhdukur

schedule09:41 - 6 Shtator, 2023

schedule 09:41 - 6 Shtator, 2023

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në Bullgari dhe Turqi. Dy persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në komunën Tsarevo (Vasiliko) në Bullgari, tha një zyrtar lokal për televizionin BTV.

Të mërkurën, një zyrtar lokal tha se trupi i pajetë i një burri ishte nxjerrë nga deti dhe se vazhdonte kërkimi për dy gra të tjera. Disa ura u shkatërruan si pasojë e vërshimit të lumenjve, duke e bërë të vështirë aksesin në disa kampingje.

Hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi u përmbytën dhe u ndërpre energjia për të parandaluar aksidentet.

Në kufirin me Turqinë, Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se katër persona rezultojnë të zhdukur pasi përmbytjet e mëdha përfshinë kampin në provincën Kirklareli, pranë kufirit me Bullgarinë.

Ai tha se rreth 12 pushues ndodheshin në vend. Ekipet e kërkimit kishin gjetur dy trupa, tha ai për X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.

Në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, shirat e dendur përmbytën rrugët dhe dy shtëpi, duke lënë të paktën dy persona të vdekur, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit.

Rreth një duzinë njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën.

Në Greqinë Qendrore, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë dhe një burrë ka vdekur pasi një mur u shemb për shkak të motit të keq, tha të martën departamenti i zjarrfikësve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!