Catania në Itali është goditur nga një stuhi e fortë. Rrugët e qytetit janë kthyer në lumenj të rrëmbyeshëm.
Edhe në zonat rurale gjithashtu raportohen përmbytje. Për pasojë një burrë ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i mbytur në Gravina di Catania. Trupi u gjet nga vullnetarët e Mercy nën një makinë. Ndërkaq, ka ndërprerje edhe të energjisë elektrike. /abcnews.al