Përmbytje në Kinë, evakuohen rreth 2 milionë banorë

schedule21:08 - 11 Tetor, 2021

schedule 21:08 - 11 Tetor, 2021

Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shiu i rrëmbyeshëm që ka nisur që javën e kaluar ka shkaktuar shembjen e shumë shtëpive dhe rrëshqitje dheu në më shumë se 70 rrethe dhe qytete kineze.

Ndërkaq zyrtarët bëjnë me dije se reshjet e shiut po vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit. Gjithashtu përmbytje dhe shira të rrëmbyeshëm janë shënuar dhe në provincën Shnxi, ku ekipet e shpëtimit e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!