Pas zjarreve, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi, që ka shkaktuar përmbytje në disa zona.
Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.
Një fermer ka humbur jetën, pasi e mori rrjedha e ujit teksa ishte duke lëvizur me makinë.
Sipas mediave lokale, fermeri po shkonte drejt vendit ku ndodheshin kafshët e tij.r.t/abcnews.al