Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje në Drenas/ Kryetari i komunës: Mbi 20 familje janë evakuuar. Dëme shumë të mëdha për bizneset

schedule17:17 - 7 Janar, 2026

schedule 17:17 - 7 Janar, 2026

Kryetar i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka deklaruar se situata në komunën Drenas është e rëndë si pasojë e reshjeve të shumta.

Mbi 20 familje janë evakuuar dhe janë strehuar te të afërmit, ndërsa autoritetet lokale po menaxhojnë gjendjen në terren. Dëme të mëdha janë shënuar në infrastrukturë, biznese dhe ekonomi familjare, por ende nuk ka një vlerësim përfundimtar. Lladrovci theksoi se institucionet janë në koordinim të plotë dhe se situata pritet të stabilizohet sapo reshjet të ndalen.

“Situata është e rëndë në komunën Drenas. Rrugët kanë nisur të neutralizohen, mbi 20 familje janë evakuuar, ndërsa kemi vetëm një rrugë të dëmtuar. Të gjitha familjet e evakuuara janë vendosur te të afërmit dhe miqtë dhe janë në gjendje të mirë. Nuk kanë nevojë ende për ushqime apo për nevoja të tjera.



Në momentin e parë që reshjet do të ndalen, do të rehabilitohen sërish në shtëpitë e tyre. Dëmet janë shumë të mëdha dhe, sa i përket bizneseve, kemi një qendër tregtare ku uji ka arritur deri në 1 metër, por dëme ka edhe në ekonominë familjare. Dëmet nuk janë llogaritur ende.

Kemi pasur komunikim me presidenten Osmani, e cila ka treguar gatishmëri për situatën. Ne ia kemi dalë deri tani dhe besoj që do t’ia dalim deri në fund. Na ka vizituar ministri i Infrastrukturës.

Në lidhje me energjinë elektrike, dje kishim rrezikun më të madh në stacionin e energjisë elektrike, por me ndihmën e zjarrfikësve ia kemi dalë.”, tha kryetari i komunës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!